-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Polonisë: Trump, i vetmi që mund të ndalë Putinin

Kryesoret

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka deklaruar se Donald Trump është i vetmi udhëheqës botëror që mund ta ndalë Vladimir Putinin dhe t’i japë fund luftës në Ukrainë.

Në një intervistë për BBC, ai theksoi se Rusisë nuk duhet t’i besohet, por se Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e Trump për paqe.

Nawrocki, i njohur si mbështetës i fortë i ish-presidentit amerikan, tha se kërcënimet ruse ndaj Polonisë dhe Evropës Qendrore e Lindore e bëjnë rolin e SHBA-së jetik për sigurinë evropiane.

Sipas tij, pavarësisht deklaratave të fundit nga zyrtarë amerikanë, Shtetet e Bashkuara mbeten garantuesi kryesor i sigurisë në Evropë.

Ai paralajmëroi se një shkëputje e Evropës nga SHBA-të do të dëmtonte si sigurinë ekonomike, ashtu edhe atë ushtarake të Bashkimit Evropian, duke nënvizuar se veprimet e Trump meritojnë mbështetje dhe respekt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit