Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka janë vënë në pranga ditën e djeshme, nën dyshimet për përfshirje në rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës.
Gjatë seancës së mbajtur sot në Gjykatën e Rrethit Dibër, ndaj tyre u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”.
Sipas burimeve nga gjykata, seanca është shoqëruar me tensione dhe debate të forta mes të pandehurve dhe trupit gjykues.
Ngjarja mbetet nën hetim aktiv dhe është në fokusin e autoriteteve.