-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarr i fuqishëm në Gramsh, përfshihen helikopterët për shuarjen e flakëve

Kryesoret

Një zjarr i madh ka përfshirë që prej ditës së djeshme zonën pyjore të fshatit Bulçar në Bashkinë Gramsh duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqe të mëdha me pisha.

Deri më tani flakët kanë djegur dhjetëra hektarë pyje, ndërsa situata mbetet kritike.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse lokale janë angazhuar dy helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes, që po operojnë nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve.

Gjithashtu, në terren ndodhen punonjës të bashkisë dhe zjarrfikës nga Gramshi, që po punojnë pa ndërprerje, pavarësisht kushteve të vështira.

Terreni i thyer dhe era e fortë po e vështirësojnë ndërhyrjen dhe po e shtyjnë rrezikun drejt zonave të banuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit