Gazment Bardhi ka hedhur akuza të forta ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar si “zyrtaren më të korruptuar në 35 vitet e fundit në shtetin shqiptar”.
“Janë depozituar kilogramë prova në SPAK për aferat e saj, por, për fat të keq, deri më tani nuk ka pasur guxim për ta hetuar seriozisht”, deklaroi Bardhi për mediat.
Ai ngriti gjithashtu shqetësime mbi presionet ndaj prokurorëve dhe i bëri thirrje drejtësisë të veprojë pa frikë dhe pa ndikim politik.