-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DW: Izraeli me një sistem të ri mbrojtës me rreze lazer

Kryesoret

Izraeli njoftoi se ka nisur instalimin e një sistemi të ri mbrojtës me rreze lazer kundër raketave, predhave, avionëve dhe dronëve. Sistemi është mjaft efektiv dhe me një kosto shumë të ulët operative.

Sipas të dhënave të Ministrisë izraelite të Mbrojtjes Izraeli ka përfunduar me sukses ndërtimin e një arme mbrojtëse me rreze lazer.

Provat e zhvilluara gjatë disa javësh treguan se sistemi mund të kapë me siguri raketa, predha, avionë dhe dronë në skenarë të ndryshëm veprimesh dhe operacionesh, thuhet në deklaratën e Ministrisë izraelite të Mbrojtjes.

Sistemet e para të mbrojtjes me rreze lazer pritet të integrohen në sistemin e mbrojtjes ajrore të Izraelit deri në fund të vitit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se ky është një “moment historik” për aftësitë mbrojtëse të Izraelit.

4 dollarë për një operacion neutralizimi

“Rrezja e Hekurt” është një sistem mbrojtës ajror me rreze lazer, i cili komadohet nga toka dhe që falë teknikës preçize të marrjes në shënjestër dhe efikasitetit të lartë, mund të neutralizojë shpejt kërcënimet me një kosto shumë të ulët operative, shtoi ai.

Sipas të dhënave të SHBA-së sistemi i mbrojtjes ajrore me lazer është mjaft efektiv dhe mund të neutralizojë objektiva të tillë si dronët me shpenzime që shkojnë rreth 4 dollarë për një operacion neutralizimi./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit