Presidenti rus Vladimir Putin mbetet i gatshëm për një zgjidhje paqësore të luftës në Ukrainë dhe shpreson për bashkëpunim me SHBA-në, ka deklaruar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një intervistë për rrjetin VGTRK, sipas agjencisë TASS.
“Putin, ashtu si Trump, është i interesuar ta përmbyllë çështjen e Ukrainës në mënyrë paqësore. Ne shpresojmë që SHBA-të dhe presidenti Trump të angazhohen seriozisht në këtë drejtim”, tha Peskov.
Ai akuzoi “regjimin e Kievit” dhe disa vende evropiane për pengimin e përfundimit të konfliktit, duke thënë se po punojnë për ta përshkallëzuar luftën dhe për ta shtyrë presidentin Zelensky të mos ndalet.