Policia në ishullin e Rodosit goditi një grup kriminal të trafikut të drogës, ku u arrestuan tre persona, përfshirë dy shqiptarë të moshës 28 dhe 30 vjeç.
30-vjeçari furnizonte 28-vjeçarin me kokainë, që më pas shpërndante sasi të vogla për përdoruesit lokalë.
Gjatë aksionit u gjetën dhe sekuestruan 806 gramë kokainë të fshehur në një park, një peshore elektronike dhe materiale të tjera që përdorej për shitjen e drogës.
Dy të arrestuarit akuzohen për trafik droge dhe dhunë ndaj punonjësve të policisë, ndërsa 30-vjeçari akuzohet edhe për shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave.
Grupi dyshohet të kishte lidhje edhe me qytetarë vendas dhe shiste kokainë në ishull me çmim rreth 100 euro për gram, ndërsa vlera totale e drogës së kapur arrin në 80 mijë euro.