Ditën e djeshme një 17-vjeçar ka sulmuar një 40-vjeçar me iniciale D.V., me një mjet prerës, gërshërë.
Konflikti fizik mes tyre ka nisur për motive të dobëta dhe më pas 17-vjeçari i ka shkaktuar 40-vjeçarit plagë sipërfaqësore në trup dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia ka ndërhyrë dhe ka nisur procedimin penal ndaj të miturit.