Ish-ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim i ka dhënë fund karrierës së saj diplomatike. Yuri Kim ka njoftuar vendimin përmes një ceremonie për daljen e saj në pension nga shërbimi i jashtëm i SHBA-së. Kim ka shërbyer në Tiranë në vitet 2019-2023.
Ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se ishte mirënjohje ti shërbente vendit të saj si diplomate. Kim thotë se është krenare që ka shërbyer për 29 vite nën drejtimin e pesë Presidentëve dhe dhjetë Sekretarëve të Shtetit.
“Me mirënjohje për mundësinë që pata të shërbej vendit tim si diplomate, javën e ardhshme do të dal zyrtarisht në pension nga DASH. Dje e festova këtë moment së bashku me familjen dhe miqtë e mi. Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite nën drejtimin e pesë Presidentëve dhe dhjetë Sekretarëve të Shtetit. E përmbyll këtë shërbim me një zemër plot shpresë për brezin e ardhshëm të shërbyesve publikë amerikanë. Zoti e bekoftë Amerikën”, shkruan Kim.