Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka akuzuar mazhorancën për përjashtimin e opozitës nga proceset parlamentare, duke e cilësuar këtë si një “revansh politik”.
Gjekmarkaj theksoi se mungesa e kryetarit të grupit të PD-së në sallë ishte një provë e përjashtimit sistematik të opozitës.
Ai e quajti Kryetarin e Kuvendit një “atentator politik”, duke akuzuar mazhorancën për mbylljen e mundësive të opozitës. “Keni zhdukur parlamentarizmin”, shtoi ai.
Gjekmarkaj kërkoi ripërsëritjen e seancës dhe mbledhjen urgjente të Këshillit të Legjislacionit, ndërsa paralajmëroi se opozita do të iniciojë mocion për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit.
/5pyetjet.al