Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se e ka ndjekur gjyqin dhe dëshmitë e mbrojtjes në Hagë. “E kam përcjellë pjesërisht, me aq sa kam mbërrirë për shkak të angazhimeve dhe aktiviteteve të shumta.
Mbrojtja është përcaktuar për një orientim të veçantë, roli ynë është i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetje financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për më të mirën. Por, në anën tjetër, qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti prej fillimit”.
Gazetarët e pyetën si e komenton faktin që Demaçi po përmendet si kryesori? Ai tha se do të presë ecurinë e këtij procesi pa dhënë vlerësime politike.
“Faleminderit. Unë besoj që duhet të presim ecjen e këtij procesi pa dhënë ne vlerësime politike. Edhe njëherë po e theksoj që qëndrimi im për Gjykatën Speciale nuk ka ndryshuar asnjëherë”.
Kurti nuk u përgjigj nëse beson që ish krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm. “Faleminderit shumë”, tha ai pa shtuar asgjë tjetër.