Mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet për shkarkimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
I ftuari juristi Indrit Sefa u shpreh se Veliaj duhet të jepte dorëheqjen e tij që me 9 maj. Ai tha edhe se mendon që Partia Socialiste po bën shkelje procedurale që e kanë shkarkuar Veliajnë në mënyr të paligjshme.
“Për mua Veliaj duhet të jepte dorëheqjen me 9 maj. Ps nuk e kuptoj lëvizjen politike, aq problem e ka sa bën një kërkesë procedurale të vetën që ta shkarkojnë me të vetën.”, tha Sefa.
Ai shtoi se “Kam bindjen time që PS po bën një shkelje proceduarle që e kanë shkarkuar Veliajn në mënyrë të paligjshme. Një njeri që bën betejë nuk del që fajin e ka Rama.”