Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se njohja e shtetit të Palestinës është rruga e vetme për të arritur një zgjidhje politike për situatën e ndërlikuar në Gaza.
Në një intervistë për CBS, Macron tha se kjo njohje është një hap thelbësor për të mbyllur një cikël dhune dhe vuajtjesh që ka zgjatur shumë.
Ai po ashtu konfirmoi se Franca është duke u përgatitur të bëjë njoftimin për njohjen formale të shtetit palestinez para Kombet e Bashkuara.