Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi tha në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo se ministrja virtuale “Diella” është një arritje e jashtëzakonshme e Shqipërisë.
Klosi tha se ministrja virtuale “Diella” ndihmon çdo qytetar për problemet që kanë në e-albania, si dhe në çdo gjë tjetër. Ai e cilësoi “Diellën” si një agjen që ndihmon dhe kryen veprime.
“Është arritje e jashtëzakonshme e Shqipërisë, një arritje dy gjëra të mëdhaja. Një që hapet debat i rëndësishëm, e dyta padyshim që ka arritje me gjithë jehonën që pati kjo risi dhe e treta do i shërbejnë shumë shqiptarëve. Dekreti i presidentit i ngarkon kryeministrit dheështë pjesë e punës së tij që ta mbajë këtë.
Në radhë të parë ky vizion i inteligjencës artificiale nuk është sot që ka dalë, por dy vjet e gjysëm që nëse një qytetar i drejtohet e-albania është ky personazh që i kthen përgjigje. Ajo që tani bota ka avancuar është që Diella kthen përgjigje në çdo data baze është që kthen përgjigje qindra mijëra shqiptarë. Është për tu lavdëruar qeveria me këtë që ka sjellë.
Çartues robotik, pra një agjend që ndihmon dhe kryen veprime.”, tha Klosi.








