-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër vendoset për shkarkimin e Veliajt, Blushi: Këshilli Bashkiak të zhvillojë mbledhjen në Sharrë

Kryesoret

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pasi Këshilli Bashkiak do të mblidhet të martën për shkarkimin e Erion Veliajt. Blushi shprehet se mbledhja duhet të zhvillohet në Sharrë tek inceratori që nuk ekziston.

Sipas tij mbledhja duhet të zhvillohet atje ku nisi pastrimi i Tiranës nga korrupsioni, inkriminimi dhe abuzimi me pushtetin.

“Mbledhja e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt duhet të mbahet në Sharrë, te inceneratori që nuk ekziston.
Pikërisht aty ku nisi një nga aferat më të mëdha korruptive të kryeqytetit, duhet të nisë edhe pastrimi i Tiranës nga korrupsioni, inkriminimi dhe abuzimi me pushtetin.
Miliona euro të taksapaguesve zhduken çdo vit për një incenerator fantazmë, por që vijon të gllabërojë 90 mijë euro/ditë, me firmë e vulë të Erion Veliajt dhe Edi Ramës.
Debatet për ligjshmërinë e shkarkimit mes dy pronarëve de facto të inceneratorit të paligjshëm janë farsë. Ato nuk ndryshojnë faktin se qytetarët po vidhen sot e do të vazhdojnë të vidhen për 3 dekada (sipas projektit).
Tirana ka nevojë për një mesazh të qartë: Askush nuk është mbi ligjin. Dhe vendi më i goditur për ta dhënë këtë mesazh është aty ku paligjshmëria mori formë, në truallin e inceneratorit që nuk ekzistoi kurrë.
Llogaridhënia duhet të nisë aty.”, shprehet Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit