-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Teliti: Shkarkimi i Veliajt duhet të ndodhë sa më shpejt

Kryesoret

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike, Dorian Teliti kërkon urgjentisht mbledhjen e Kryesisë së Këshillit Bashkiak për të garantuar që procedura e shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Teliti thekson se çdo shkelje apo devijim nga rregullat ligjore në këtë proces do të ketë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët e Tiranës, përfshirë edhe detyrimin për dëmshpërblim që mund të arrijë në qindra mijëra euro.

“Kryesia e Këshillit Bashkiak duhet të mblidhet URGJENTISHT SOT për të garantuar që procedura e shkarkimit të Erion Veliajt të zhvillohet në përputhje me ligjin (duke filluar nga e dëgjesa e tij në mbledhjen e Këshillit).

Çdo shkelje/devijim nga rregullat ligjore do të rëndojë nesër mbi qytetarët e Tiranës me faturë dëmshpërblimi prej qindra mijëra eurosh si pasojë e shkeljeve proceduriale.

Shkarkimi i Veliaj duhet të ndodhë sa më shpejt, por gjithmonë duke respektuar procedurën ligjore”, shkruan Teliti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit