Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku një infermier u plagos me thikë nga një punonjës i këtij institucioni.
Postimi i plotë:
Krimineli që goditi me thikë infermierin ishte patronazhist dhe i droguar!
Ai ka goditur dhe kërcënuar me armë mjekë dhe personel shëndetësor. Me gjithë këtë, ai dy muaj para zgjedhjeve është emëruar përgjegjës në shintigrafi. Admirues i flaktë i Lubi Ballukut!
Nga mesazhi del se krimi për narkosocialistët është meritë!
Dënoj me forcën më të madhe aktin kriminal dhe përpjekjen për të fshehur kriminelin.
Lexoni denoncimin e punonjësit dixhital!
Doktor, përshëndetje! Personi që goditi me thikë në Shefqet Ndroqi është një person që drogohet në ambientet e spitalit dhe është me precedentë të mëparshëm. Ka plagosur më herët për një problem në Federatën e Peshëngritjes. Infermieri që është goditur është një person flori më thonë, që nuk i ndihet zëri.
Por Dashamir Çajka ka qëndruar në punë vetëm se është patronazhist dhe ka qenë në fushatat e PS vazhdimisht.
Pra, kemi të bëjmë me një person me çrregullim personaliteti që duhej trajtuar nga mjekë psikiatër, por e kanë mbajtur në punë vetëm si patronazhist për të rrezikuar jetën e stafit dhe ja ku ndodhi.
Ka kërcënuar mjekun kirurg me armë.
Ka rrahur një punonjës të sterilizimit para disa muajsh dhe ka lënë punën personi i dhunuar nga halli.
Drejtoria e ka bërë shef të shintigrafisë 2 muaj para zgjedhjeve.








