Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar me shumicë votash propozimin për shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut Erion Veliajn. PD dhe PS kanë bashkuar votat duke rënë dakord për largimin nga detyra të Erion Veliajt.
Në këtë mbledhje nuk kanë votuar Fabjan Topollari, Alfred Muharremi, Aldo Merkoçi, si dhe Gaz Paja dhe Joleza Koka që nuk ishin prezentë në mbledhje.
Dy këshilltarët e PS, Aldo Merkoçi dhe Alfred Muharremi nuk morën pjesë në votim kurse Gaz Paja dhe Joleza Koka nuk ishin fare të pranishëm.









