-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Protestoni për të ardhmen tuaj, jo për partitë

Kryesoret

Partia Demokratike zhvilloi një foltore në njësinë numër 5 të Tiranës, ku deputeti Belind Këlliçi ngriti shqetësime mbi mungesën e kopshteve dhe çerdheve, nivelin e lartë të ndotjes dhe problemet e tjera që ndikojnë në jetën e përditshme të banorëve.

Ai ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën e 8 majit për të kërkuar ndryshime dhe për të mbrojtur të ardhmen e familjeve të tyre.

“Një njësi që vuan për kopshte dhe çerdhe, ka kaluar nivelin e ndotjes 14 herë mbi normën e pranuar nga Bashkia e Tiranës. Një njësi që ndodhet në zemër të kryeqytetit, por sa i përket pastrimit të parave, prin në të gjitha drejtimet për keq.

Banorët do të duhet të dalin para Kryeministrisë, jo për partitë politike, jo për PD, por për veten e tyre, për familjen e tyre.

Është kjo qeverisja që ka larguar 1 milion shqiptarë, është kjo qeveri që ka rritur çmimin e naftës; kemi pagat më të ulëta në botë. Problemet janë politike, por jo partiake. Kjo qeveri ka marrë peng fatin dhe të ardhmen e vendit tonë dhe duhet të ndalet një orë e më parë.

Mesazhi ishte: mezi presim rikthimin e PD dhe rikthimin e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së.

Bashkohuni në 8 maj për të larguar Ramën dhe për t’i hapur rrugën europiane Shqipërisë”, tha Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit