Partia Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese rregulloren e re të Kuvendit, si dhe dekretin për ministren virtuale “Diella”.
Partia Demokratike kërkon shfuqizimin, si të papajtueshme me Kushtetutën, të ndryshimeve të njëanshme të mazhorancës në Rregulloren e Kuvendit.
Gjithashtu Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon Gjykatës shfuqizimin, si antikushtetues, të dekretit të Presidentit për “ngritjen dhe funksionimin e Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”.








