-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Kurti shkeli “vijën e kuqe” me përpjekjen për bllokim të Listës Serbe

Kryesoret

Veprimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që sipas SHBA-së “ka shkelur vijën e kuqe” dhe ka çuar në vendimin për pezullim të Dialogut të planifikuar strategjik, është mes tjerash, “përpjekja për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje”, ka thënë një zyrtar i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit me bazë në Washington.

Në një bisedë me KOHËN, ai ka thënë se atë e ka paraprirë edhe një seri veprimesh të tjera që “kanë krijuar ndasi dhe jostabilitet brenda vendit, por edhe më gjerë në rajon”.

Zyrtari amerikan ka folur edhe për atë se si e sheh SHBA-ja rrugën për zgjidhjen e çështjeve që lidhen me integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Ka thënë se shpreson që procesi i udhëhequr nga Brukseli do të sjellë rezultate, megjithatë edhe një veprim tjetër do të ishte thelbësor.

“Po flas edhe për një proces paralel, ku Qeveria e Kosovës flet me qytetarët e vet dhe i përfshin ata në plane, qoftë nëse ato dalin nga dialogu, qoftë nëse dalin nga dialogu mes Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka thënë ai. Ka deklaruar se strukturat paralele të Serbisë duhet integrohen brenda institucioneve të Kosovës, porse kjo duhet të bëhet në atë mënyrë që të sigurohet zgjidhje afatgjate dhe e qëndrueshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit