-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Fundi politik i Erion Veliajt mori sot goditjen përfundimtare

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar për shkarkimin e Erion Veliajt.

“Fundi politik i Erion Veliaj mori sot goditjen përfundimtare. Në jetë politike e ngritur vetëm mbi propagandë dhe gënjeshtër.

Fundi i sotëm, që ai e quan të papritur,  ngjason me pabesinë që ai i bëri  qytetarëve të Tiranës kur në orët e para të mëngjesit të 17 majit vendosi të shembte godinën e Teatrit Kombëtar edhe pse brenda tij ishin vendosur protestuesit që kërkonin një procedurë ligjore dhe korrekte nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria.

Vrulli me të cilin u morr vendimi për të shkarkuar Veliaj i ngjante procedurave të përshpejtuara të inceneratorit të Tiranës.

Arroganca që Veliaj shfaqte sa herë që pyetej mbi hallet e Tiranës, që nuk e kurseu edhe në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, janë shkaku i fundit të tij politik.

Një njeri që pushtetin e tij e përdori  për të akuzuar, sulmuar dhe shpifur ndaj kundërshtarëve të tij politikë me akuza të shpikura që ironikisht i dolën në dosjen e tij hetimore.

Flakja e tij nga posti i kryebashkiakut është një korrje e farës së keqe të mbjellur gjithë këto vite prej tij.

Hipokrizia e anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak që para do kohësh rendnin pas tij për një foto dhe sot e hedhin në kosh, i ngjason hipokrizisë së njeriut hipokrit që premtoi një Tiranë të gjelbër dhe ndërtoi ferrin betonit që kemi sot.

E vërtetë, prej vitesh Partia Demokratike ka dokumentuar në vazhdimësi bëmat e tij korruptive, për shumë prej të cilave ai ende nuk ka një hetim.

Një prej tyre është padyshim dhe Inceneratori i Tiranës, një aferë e pastër korruptive që po i ha mbi 300 mln euro taksapaguesve të Tiranës, ndërsa qyteti vazhdon të kundërmojë mbetje.  Një aferë abuzuese dhe kriminale që ka dëshmuar arrogancën, megallomaninë dhe korrupsionin e një njeriu që mendoi se mund dhe do të kontrollonte mendjen dhe jetët e shqiptarëve.

Dikush, me të drejtë, sot mund to ankohet se perëndimi i jetës së tij politike erdhi vetëm kur e vendosi regjisori i jetës së tij politike apo dhe prej luftës së brendshme.

Kësaj e të tjera si këto mund t’i përgjigjem me të njëjtën parabolë që i jam përgjigjur ditën kur Arben Ahmetaj u largua nga Shqipëria sepse SPAK kishte zbuluar dhe faktuar atë që Komisioni Hetimor Inceneratorëve kishte faktuar më herët; korrupsionin e inceneratorëve.

Erion Veliaj sot largohet sepse Shoqëria e Hajdutëve ka vendosur që të rrëzojë një nga mollosët e tij me shpresën që të tjerët do të mund t’i shpëtojnë të vërtetës. Mirëpo harrojnë se fundi i atyre që rrëzuan një nga mollokët e kësaj bashkësie, për të shpëtuar të tërën, është i ngjashëm. Ata do të copëtohen një nga një për tu rrëzuar poshtë. Pasi e vërteta nuk mund të mbulohet dhe fundi i arrogancës mbetet i njëjtë.

Erion Veliaj është shembulli se si nuk duhet të jetë një politikan. Fati i tij është një mësim politik për të kuptuar se pushteti nuk është i përjetshëm, vjen shpejt dita kur duhet të japësh llogari, Pasi, siç mëson dhe Shekspiri “S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit