Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë një deklaratë që ka tronditur komunitetin shkencor dhe opinionin publik.
Gjatë një fjalimi të mbajtur të hënën, Trump lidhi autizmin me përdorimin e paracetamolit (acetaminofen) gjatë shtatzënisë, pa ofruar asnjë provë shkencore që mbështet këtë pretendim.
“Sipas një thashethemi, dhe nuk e di nëse është i vërtetë në Kubë nuk përdorin paracetamol sepse nuk e kanë. Epo, atje thuajse nuk ka autizëm”, tha Trump.
Ai shtoi më tej: “Merrni për shembull Amishët. Ata pothuajse nuk kanë autizëm.”
Trump pati gjithashtu vështirësi në shqiptimin e fjalës “acetaminofen”, përbërësit aktiv të ilaçit të njohur Tylenol, ndërsa këmbënguli që gratë shtatzëna të mos e marrin atë, duke mos përmendur asnjë alternativë për dhimbjet apo temperaturën gjatë shtatzënisë, shkruan Reuters.