Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato është takuar sot me ministren e Punëve të Brendshme Albana Koçiu. Fokus i takimit ka qenë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gonzato ka theksuar rolin thelbësor që Kuvendi i Shqipërisë luan në avancimin e procesit të integrimit europian të vendit. Ai ka shtuar edhe se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Ministrinë dhe të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri me asistencë teknike dhe financiare.
Ndërsa Koçiu ka shprehur se Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e angazhuar për përmbushjen e kritereve fillestare të kapitujve 23 dhe 24, me fokus te sundimi i ligjit, të drejtat themelore dhe siguria.