Klodian Duro nuk është më trajner i Lirisë së Prizrenit.
Klubi nga Kosova ka njoftuar largimin e teknikut 47-vjeçar, i cili u emërua në verë.
Në njoftimin e klubit, thuhet se Duro është larguar për arsye personale.
Duro qëndroi në stolin e skuadrës në Ligën e Parë në Kosovë për tetë ndeshje, ku regjistroi 12 pikë të grumbulluara.








