Kryetari i PD-së, Sali Berisha nga oborri i parlamentit në mbyllje të seancës së sotme tha se të gjithë hajdutët socialistë në qeveri do të kenë fatin e Erion Veliajt.
“Qytetarët e panë që çdo gjë është e pashpresë dhe rruga e vetme mbetet vendosmëria qytetare, protesta kundër këtij grupi mafioz që ka uzurpuar pushtetet. Sot ishte një mundësi të anulohej seanca dhe me anulimin e seancës rivendosej kushtetuta.
Por problem është se këta janë Erion Veliaj janë copy paste. Këta e kanë shumë të qartë se i pret fundi i Erionit, e kane të qartë se e drejta vonon por nuk, harron.
Lubi Balluku e ka të qartë se tuneli i Llogarasë është për të tuneli që s’do dalë dot ndonjëherë. Ai tunel mbetet monumenti më i shëmtuar i vjedhjes së Edi Ramës dhe lubi Ballukut” tha Berisha.


                                    





