Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me ministrat dhe deputetët e Tiranës u shpreh se do të ndërhyhet në drejtimin e Ujësjellësit të Bashkisë së Tiranës. Rama u shpreh se do të ndërmerret një reformë e thellë në aspektin e territorit të Shqipërisë. Gjithashtu paralajmëroi edhe krijimin e një autoriteti kombëtar për trajtimin e mbetjeve.
“Duke nisur nga uji i pijshëm që është kthyer në një problem është një problem i keqadministrimit. Dhe në do të ndërhyjmë përsëri. Ka nisur që të marr jetë duke u konceptuar, krijimi i një operatori kombëtar i cili do të funksionojë njësoj si operatori kombëtar i shpërndarjes së energjisë elektrike. Bashkitë do të jenë padyshim aksionere në këtë kompani të madhe publike, ama do të udhëhiqen, duket, marrë të gjithë përgjegjësinë për ecjen e këtij procesi që shumë ka zgjatur, duke pritur që ngrihet në nivelin e duhur në të gjithë zonat e territorit.
Do të krijojmë një kompani publike, ashtu si kundrejt në fushën e energjisë, do të jetë e organizuar krejt ndryshe, duke filluar nga burimet njerëzore që mund të jenë burime partie, por burimet e kompetencës profesionale dhe teknike.
Qytetarët kanë shqetësim mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve. Procesi i krijimit të një autoriteti kombëtar për trajtimin e mbetjeve ndërkohë që mbledhja e mbetjeve do të vazhdojë të mbetet detyrë e obligueshme e bashkive, duke mbajtur parasysh që niveli i pastrimit është përmirësuar mjaftueshëm dhe jo ndjeshëm”, tha Rama.