Një zjarr ka përfshirë një restorant në zonën e Radhimës në Vlorë. Zjarri ka shpërthyer në restorantin në zonën e Radhimës duke e përfshirë të gjithë objektin.
Dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një defekt në kuzhinë. Raportohet se brenda lokalit ndodheshin katër bombla gazi, të cilat mund të kishin shpërthyer dhe shkaktuar një katastrofë më të madhe.
Zjarri është shuar plotësisht dhe nuk janë raportuar të lënduar. Ndërsa forcat e policisë dhe të zjarrfikësve janë angazhuar në hetimet për të zbardhur shkaqet e saktë të shpërthimit të zjarrit.