Mbrëmjen e sotme një aksident ka ndodhur në rrugën e Portit.
Automjeti tip Benz, me drejtues M. P., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin I. D., 71 vjeç, banues në Durrës.
Këmbësori ndodhet në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.