-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga shkarkimi i Veliajt te emërimi i zv/ministres së Brendshme, publikohen vendimet e qeverisë

Kryesoret

Në mbledhje të Këshillit të Ministrave janë marrë disa vendime që lidhen me ndryshimet në përbërjen e disa institucioneve.

Edona Bilali emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Silva Caka emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme

Eugena Tomini emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Andi Mahila, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë

Mira Kapisyzi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lirohet nga kjo detyrë.

Ndërsa Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë, shkarkohet nga kjo detyrë, me propozimin e Këshillit Bashkiak Tiranë.

Njoftimi;

  1. Qeveria miratoi ndërtimin e një centrali fotovoltaik 30 MW në Ersekë

Investimi pritet të realizohet brenda 36 muajve dhe centrali do të ketë një afat operimi 49-vjeçar. Shoqëria ka detyrimin të raportojë çdo tre muaj mbi ecurinë e punimeve, të respektojë kushtet mjedisore dhe të dorëzojë sigurimin e kontratës në masën 5% të investimit.

  1. Qeveria miraton marrëveshjen e garancisë për huanë prej 20 milionë euro

Këshilli i Ministrave ka miratuar marrëveshjen e garancisë ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës së Tiranës për kontratën e kredisë në vlerën 20 milionë euro, e lidhur me Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU), OSHEE Group, Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) dhe Furnizuesin e Tregut të Lirë (FTL).

  1. Qeveria përcakton fushën e përgjegjësisë së Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Këshilli i Ministrave ka miratuar fushën e përgjegjësisë shtetërore të Ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Ministri do të jetë përgjegjës për drejtimin dhe koordinimin e reformës në administratën publike, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe sistemin e pagave, si dhe për hartimin e politikave dhe akteve ligjore në luftën kundër korrupsionit.

  1. Qeveria përcakton fushën e përgjegjësisë së Ministrit të Shtetit dhe Kryenegociatorit

Këshilli i Ministrave ka miratuar misionin dhe fushën e përgjegjësisë shtetërore të Ministrit të Shtetit dhe Kryenegociatorit, i cili do të drejtojë teknikisht negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe do të bashkërendojë procesin e brendshëm të përgatitjeve për integrimin.
Ministri është përgjegjës për koordinimin e punës së grupit negociator, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, ndjekjen e rekomandimeve të Komisionit Evropian, hartimin e Planit Kombëtar të Integrimit Evropian dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale. Ai gjithashtu ka detyrë të nxisë nisma për integrimin e përshpejtuar dhe të garantojë informimin e publikut mbi procesin e anëtarësimit

Gjithashtu, në këtë mbledhje të Këshillit të Ministrave janë marrë disa vendime që lidhen me ndryshimet në përbërjen e disa institucioneve.

Edona Bilali emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Silva Caka emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme

Eugena Tomini emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Andi Mahila, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë

Mira Kapisyzi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lirohet nga kjo detyrë.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë, shkarkohet nga kjo detyrë, me propozimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, miratuar me vendimin nr.69, datë 23.9.2025

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit