Kryeministri Edi Rama mesditën e sotme në orën 12:00 në mbledhjen e parë të qeverisë së re i jep fund karrierës së Erion Veliajt duke e shkarkuar nga posti i kryetarit të bashkisë së Tiranës.
Pas vendimit të këshillit bashkiak të martën që propozoi shkarkimin, tani fjalën e fundit e ka vetë njeriu që e promovoi.
Neni 115 i Kushtetutës parashikon se, nëse bëhet ankim brenda 15 ditësh nga Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet. Ky akt do të bllokonte zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë.
Kryeministri u shpreh se Tirana nuk mund të gdhihet dhe ngryset si “trup pa kokë” dhe qytetarët nuk mund të bashkëjetojnë me një “bashki kokëkëputur”.
Veliaj është në arrest në burg që prej 10 shkurtit. SPAK e ka mbyllur dosjen në ngarkim të tij dhe e ka dërguar në gjyq, me 13 akuza, prej të cilave korrupsion në 9 raste.