Sulmet ajrore izraelite në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa po vijojnë në përgjigje të sulmeve të rebelëve Houthi kundër Izraelit.
Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga rebelët Houthi tha se të paktën dy persona u vranë dhe 48 u plagosën në sulm.
Ekipet e mbrojtjes civile janë ende duke punuar në vendngjarje.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë se selia e shtabit të përgjithshëm të rebelëve Houthi, objektet e sigurisë dhe inteligjencës, si dhe kampet ishin ndër objektivat e sulmuara nga forcat ajrore të saj.
“Ne kemi nisur një sulm të fuqishëm kundër disa objektivave terroriste të organizatës terroriste Houthi në Sanaa”, tha Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.