Presidentja Vjosa Osmani ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani në New York, ka takuar përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, ku edhe kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon.
Presidentja ka përsëritur kërkesën për largimin e masave të padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. “Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore.
Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim. Kosova mbetet e vendosur për paqe dhe stabilitet afatgjatë”, ka deklaruar Osmani.