-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, kapet autori i dyshuar

Kryesoret

Policia e Durrësit njofton se ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit Valbon Beqiraj. Ai është mes disa personave që janë shoqëruar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen 12 të qytetit bregdetar.

Viktima duket se kishte ftuar disa miq në banesë, me njërin prej të cilëve mendohet të jetë konfliktuar. Hetuesit kanë marrë gjurmën e gishtërinjve dhe kanë analizuar edhe kamerat e sigurisë për të shkuar drejt autorit.

51-vjeçari u gjet pa shenja jete në banesë. Por, nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës, si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit