-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet lokale, Abdixhiku: Prishtina është me LDK

Kryesoret

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se projektet e mëdha në Prishtinë nisin dhe përfundojnë vetëm me LDK-në. Abdixhiku ka thënë se kryeqyteti është me LDK-në dhe me kryetarin aktual, Përparim Ramën.

“Prishtina është e kaltër. Prishtina është me LDK-në. Prishtina është me Përparim Ramën. Kur Prishtina është me ne, e gjithë Kosova është me ne… Prishtina është motori i zhvillimit dhe nuk është rastësi që këtë kryeqytet dhe motor LDK-ja gjithmonë e ka pasur si në shtëpinë e vet. Kur qytetarët e Prishtinës kërkojnë vizion dhe punë, ata gjithmonë e shikojnë rrugën drejt nesh. Kur kanë kërkuar stabilitet, ne kemi dhënë këtë stabilitet. Kur kanë kërkuar punë konkrete, ne iu kemi sjellë atë punë dhe këtë e dëshmojmë sot bashkë me të gjithë ju. Katër vite më parë ne erdhëm në qytetin tonë me një vizion të ri dhe kandidat të jashtëzakonshëm. Ne sollëm Përparim Ramën, një njeri që vjen nga bota e arkitekturës dhe urbanizmit, për ta bërë një gjë të vetme: kthyer Prishtinës në një qytet të së ardhmes… Vetëm me LDK-në përfundojnë projektet e mëdha në Prishtinë dhe Kosovë. Me LDK-në nisi dhe përfundoi rruga A, rruga B, ndërkaq të tjerët vijnë dhe shkojnë, por nuk lënë asnjë shenjë”, ka shprehur Abdixhiku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit