-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksidenti ku vdiq vëllai i Gjestit, policia e Kosovës: Motoçikleta humbi kontrollin në kthesë dhe goditi veturën

Kryesoret

Policia ka dal në një njoftim zyrtar në lidhje me akisdentin ku humbi jetën vëllai i këngëtarit Gjesti. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur pasdite në fshatin Treboviq të Pejës, ku ishin të përfshira një veturë dhe një motoçikletë. Dyshohet se drejtuesi i motoçikletës humbi kontrollin në një kthesë.

“Aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit në një kthesë ku në tentativë për të kaluar, doli në shiritin e kundërt të rrugës ku goditi veturën e cila ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e ri të Policisë së Kosovës.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërsa një tjetër person i lënduar është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po merr mjekimin e duhur.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit