Revista prestigjioze “France Football”, organizatore e çmimit të famshëm “Topi i Artë”, ka bërë publike listën e plotë me pikët e grumbulluara nga secili finalist në garën për çmimin më të lakmuar individual në futbollin botëror.
Dembélé ka dominuar bindshëm, duke grumbulluar 1380 pikë, më shumë se 300 pikë diferencë nga Yamal, që renditet i dyti me 1059 pikë.
Vendin e tretë e ka zënë Vitinha, një tjetër surprizë e këtij sezoni, me 703 pikë, ndërsa më pas ndjekin emra të mëdhenj si Mohamed Salah, Raphinha, Achraf Hakimi dhe Kylian Mbappé.
Renditja e plotë për Topin e Artë 2025 sipas France Football:
1.Ousmane Dembélé – 1380 pikë
2.Lamine Yamal – 1059 pikë
3.Vitinha – 703 pikë
4.Mohamed Salah – 657 pikë
5.Raphinha – 620 pikë
6.Achraf Hakimi – 484 pikë
7.Kylian Mbappé – 378 pikë
8.Cole Palmer – 211 pikë
9.Gianluigi Donnarumma – 172 pikë
10.Nuno Mendes – 171 pikë
11.Pedri – 124
12.Khvicha Kvaratskhelia – 123
13.Harry Kane – 112
14.Desire Doué – 74
15.Viktor Gyökeres – 56
16.Vinícius Jr. – 51
17.Robert Lewandowski – 49
18.Scott McTominay – 45
19.João Neves – 40
20.Lautaro Martínez – 37
21.Serhou Guirassy – 25
22.Alexis Mac Allister – 21
23.Jude Bellingham – 21
24.Fabián Ruiz – 20
25.Denzel Dumfries – 20
26.Erling Haaland – 18
27.Declan Rice – 13
28.Virgil van Dijk – 7
29.Florian Wirtz – 5
30.Michael Olise – 4