Kryetari i PD-së, Sali Berisha i kërkoi dorëheqjen Edi Ramës për atë që e cilësoi si skandalin e Arubas, bazuar tek denoncimi i gazetarit italian mbi takimin e bosëve të mafias dhe që sipas tij të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë shqiptarë.
“Ju garantoj se veprimet tona do të jenë të shumëfishta dhe të shumëllojta për këtë takim që tashmë nuk e mohon dot kush. Është i stamposur në regjistrimet e mafies italiane dhe unë e falënderoj shumë.
N.q.s. gazetari i ka publikuar ato do të thotë se antipatia ia ka dhënë se ai nuk i ka rrëmbyer. Ata kanë bërë një shërbim të madh.
Nëse Rama nuk jep dorëheqjen do të ketë një padi në SPAK, por do shohim tani ligjet ndërkombëtare, me shpalljen e organizatave ndërkombëtare nëse mund të bëhet padi në gjykatë ndërkombëtare.
Për ne ky takim, është detyrim madhor para qytetarëve për të bërë transparencë të plotë. Shqipëria ka kryeministër dhe ministra, të cilët udhëtojnë me chartet 13 mijë milje për të takuar bosët shqiptarë dhe latino-amerikanë të drogës” tha Berisha.