Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbajti fjalën e tij në Sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kur foli edhe për marrëdhëniet me Turqinë.
“Ne kërkojmë dialog dhe paqe me fqinjët tanë, por nuk jemi naivë ndaj kërcënimeve”, tha Mitsotakis.
Ndërsa në lidhje me Gazën, ai tha: “Greqia mbetet e përkushtuar ndaj procesit të paqes që do t’i ofrojë shpresë një rajoni që po vuan”.
Ndërsa për Ukrainën, Mitsotakis tha se nuk ka formulë paqeje pa Ukrainën në tryezë.
“Rezistenca e Ukrainës nuk është vetëm një luftë mbijetese dhe sovraniteti territorial, është një luftë për dinjitet, por edhe për të drejtën ndërkombëtare, rregullat ndërkombëtare, paqen dhe sigurinë. Ne i vlerësojmë përpjekjet e Presidentit Trump për atë që po bën. Nuk ka formulë paqeje pa Ukrainën në tryezë. Si evropianë, jemi të detyruar të jemi të pranishëm në zgjidhjen që do të gjendet.”, deklaroi kryeministri grek.