-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Merz: Ne s’jemi në luftë, por nuk po jetojmë më në paqe

Kryesoret

Kancelari Friedrich Merz ka paralajmëruar se Gjermania po përballet me një situatë sigurie të paparë për shkak të kërcënimeve hibride, përfshirë sulme kibernetike dhe operacione sabotimi.

“Ne nuk jemi në luftë, por gjithashtu nuk po jetojmë më në paqe”, tha Merz para drejtuesve të biznesit në samitin ‘Schwarz Ecosystem’ në Berlin.

Merz e përshkruan situatën si një realitet të ri të kërcënimeve hibride me të cilat përballet vendi.

“Fluturime dronësh, spiunazh, vrasja në Tiergarten dhe kërcënime serioze ndaj figurave publike, jo vetëm në Gjermani, por edhe në shumë vende evropiane”, tha Merz.

“Ne shohim akte sabotimi, përpjekje për çaktivizimin e qendrave të të dhënave dhe sulme kibernetike”, shtoi ai, duke theksuar se këto kërcënime janë reale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit