Autoritetet italiane kanë arrestuar Saimir Kolaveri, i dyshuar si ndërmjetës në vrasjen e Klevis Lleshit.
Kolaveri dyshohet se ka luajtur rolin e ndërmjetësit mes Aurel Hoxhës, që dyshohet se ka urdhëruar vrasjen për motive gjakmarrjeje, dhe Sahab Nuzit, i cili dyshohet ta ketë ekzekutuar vrasjen për një pagesë prej 50,000 euro.
Hoxha është akuzuar se dha urdhrin për vrasje ndaj Lleshit, ndërsa Nuzi u përmend si ekzekutori, që mori pagesë për kryerjen e krimit.