Identifikohet autori i vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë.
Për ngjarjen është shpallur në kërkim personi me inicialet G.B, i dyshuar si autor i krimit, ndërsa forcat e rendit kanë ngritur postblloqe në disa akse rrugore për kapjen e tij.
Viktima, i identifikuar si Edoardo Sarchi, rezulton të jetë një biznesmen italian, pronar i një fabrike tullash në kryeqytet
Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur Dilan. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për kapjen e autorit/ëve.
Zbulohet emri i biznesmenit italian që u ekzekutua në Tepelenë