-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jam penduar”- Burg pa afat për vrasësin, autori: E qëllova me thikën e bukës

Kryesoret

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Teilor Tivarin, 24-vjeçarin e akuzuar për vrasjen me thikë të Valbon (Marko) Beqirajt pak ditë më parë.

Në të njëjtën masë sigurie është lënë edhe bashkëpunëtori i tij, shtetasi me iniciale Xh. D., i cili ndihmoi autorin të largohej nga vendngjarja me një automjet taksi, duke e dërguar fillimisht në banesën e tij.

Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar mëngjesin e sotëm Tivari ka shprehur pendesë për krimin e kryer, ndërsa ka dhënë edhe versionin e tij për motivet që çuan në ngjarjen tragjike.

Sipas hetimeve paraprake, Tivari përdori thikën e bukës për të goditur disa herë viktimën brenda banesës së tij, pas një konflikti që ende mbetet objekt hetimi. Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat e plota të vrasjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit