Pogradeci u rikthye te fitorja, pasi mposhti Kukësin në transfertë me rezultatin 1-3 në Kategorinë e Parë për javën e pestë.
Me këtë sukses, liqenorët ngjiten në vendin e pestë me 8 pikë të grumbulluara. Ndërsa Iliria mposhti Luftëtarin në transfertë me rezultatin 2-1 me përmbysje.
Korabi barazoi pa gola ndaj Apolonisë, ndërsa Kastrioti dhe Burreli ndanë nga një pikë, pas barazimit 1-1.