-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria e Tiranës çon për gjykim ish-drejtoreshën e Kadastrës

Kryesoret

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj ish-drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Tiranë, Elira Gogo si dhe ndërtuesit Sh.B., të dy të akuzuar për një sërë shkeljesh që lidhen me ndërtime të paligjshme dhe dëmtim të interesit publik.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, hetimet e nisura pas një sërë kallëzimesh, zbuluan se në rrugën e “Bogdanëve” në Tiranë është ndërtuar një sipërfaqe prej 2240 m² në kundërshtim me lejen ndërtimore dhe me ndryshim destinacioni.

Kjo sipërfaqe nuk ishte përfshirë në dokumentacionin ligjor dhe nuk ishte deklaruar për efekt taksash, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar prej gati 25 milionë lekësh nga mospagimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë.

Nga hetimi rezulton se Gogo, në kohën kur drejtonte ASHK-në e Tiranës, ka hartuar dhe firmosur dokumente zyrtare pa kryer matjet e nevojshme në terren. Ajo ka raportuar një sipërfaqe shtese prej vetëm 80.5 m², duke e ulur artificialisht vlerën e detyrimit tatimor.

Përmes këtij falsifikimi, ndërtuesi ka përfituar në mënyrë të padrejtë legalizimin e një ndërtese shumë më të madhe se ajo e deklaruar, duke shmangur taksat dhe dëmtuar interesin publik. Ai akuzohet se ka ndërtuar në shkelje të lejes ndërtimore me qëllim përfitimi, duke u përpjekur të legalizojë në mënyrë të paligjshme sipërfaqen e ndërtuar, në bashkëpunim me zyrtarë të institucioneve shtetërore.

Akuzat që rëndojnë ndaj ish-drejtoreshës së ASHK-së janë dy: “Falsifikim i dokumenteve zyrtare”, parashikuar nga neni 190/3 i Kodit Penal dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ndërkohë, shtetasi Sh.B., ndërtuesi i objektit, është vënë nën akuzë për: “Ndërtim të paligjshëm”, sipas nenit 199/a/3 të Kodit Penal dhe “Mashtrim”, sipas nenit 143/3 të Kodit Penal.

Çështja tashmë i është kaluar gjykatës, ndërsa të dy të pandehurit pritet të përgjigjen për akuzat përkatëse në seancën gjyqësore që do të zhvillohet në ditët në vijim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit