Zyrtarë të Mirditës dhe një grup intelektualësh të zonës kanë kërkuar që bashkia të ketë në territor dhe Fushë-Arrëzin, Ulzën, Lurën e Vaun e Dejës.
Propozimi i është dorëzuar komisionit të reformës territoriale ku në dokument thuhet se janë bërë konsultime me banorët.
Si argument japin zhvillimet historike duke theksuar sipas tyre se ndarja u bë në vitin 1949 prej regjimit komunist e që kishte synim hakmarrjen ndaj qëndresës.
Intelektualë të Mirditës shprehen se bashkimi rrit mundësinë për investime e për këtë kërkojnë që pushteti qendror të kthejë sytë nga zona.









