-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i DASH, Salianji: Zhvesh qeverinë dhe rrëzon propogandën

Kryesoret

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve në Shqipëri.

Salianji e ka cilësuar atë si një pasqyrë të qartë të realitetit të zymtë me të cilin përballen qytetarët dhe bizneset çdo ditë në vend. Ai thekson se raporti i DASH evidenton probleme si korrupsioni i përhapur, gjyqësor joefikas, pasiguria e pronës dhe mungesë transparence dhe burokraci.

“DASH zhvesh qeverinë dhe rrëzon propogandën!

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri është një dëshmi dhe pasqyrë e realitetit që qytetarët dhe bizneset ndjejnë çdo ditë. Në mënyrë të drejtpërdrejtë raporti pasqyron;

Korrupsion të përhapur dhe gjykata joefikase, ku investitorët këshillohen të mos i besojnë sistemit tonë gjyqësor, por të kërkojnë arbitrazh ndërkombëtar. Ky është dështim i qeverisë për të garantuar sundimin e ligjit, shtet ligjor dhe siguri juridike!

Të drejtat e pronës të pasigurta, me tituj të mbivendosur, regjistrime të papërfunduara dhe një proces kompensimi të ngadaltë e të padrejtë, shpesh nën vlerën reale të tregut. Raporti thekson se pronat janë sektori i ekspozuar ndaj korrupsionit.”, shprehet Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit