Zbardhen detaje të reja nga vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur “Dilan”.
Në rrugë është gjetur pa shenja jete biznesmeni italian Edoardo Sarchi 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Italiani kishte një fabrikë tullash në Tiranë.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.