Policia ka zbardhur ngjarjen me 1 gusht ku u rrëmbye i mituri në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë.
I mituri u mbajt peng nga katër persoan për motive të dobëta. Sipas kallëzimit të bërë nga i mituri, E. K. dhe A. Z. e kanë sulmuar me grushte me qëllim që të pengonin kallëzimin.
Policia ka shpallur në kërkim edhe dy personat E.K., 33 vjeç dhe D.K., 22 vjeç. Ndërkohë po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.