-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Clinton: Historia e një restoranti që simbolizon paqen mes Kosovës dhe Serbisë

Kryesoret

Gjatë një sesioni të organizuar nga “Clinton Global Initiative” ku ishte e pranishme edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ish-presidenti amerikan Bill Clinton ndau një përvojë personale që nënvizon rëndësinë e bashkëjetesës dhe paqes.

Ai tregoi se shpesh viziton një restorant ku pronari është shqiptar i Kosovës, ndërsa menaxheri ai që i shërben birrën është serb, dhe e përshkroi këtë bashkëpunim si diçka të veçantë dhe frymëzuese.

Në të njëjtën tryezë, Clinton rikujtoi edhe vendimin e tij për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë në vitin 1999.

Ai tha se shumëkush e pati konsideruar atë një vendim të rrezikshëm, por Clinton argumentoi se ndërhyrja ajrore ishte rruga më e mirë për të penguar një ulje të mëtejshme tragjedish; sipas tij, forca ajrore do të detyronte palën serbe të tërhiqej dhe do të kursente jetë që në të kundërtën do të humbeshin në një konflikt më të zgjatur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit